Moderatorja Albana Osmani ka qenë e ftuar në emisionin “Treshat”, ku është pyetur lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.
Moderatorja është pyetur se cila ka qënë sakrifica e saj më e madhe për karrierën, Albana ka thënë se ka punuar me shumë dashuri.“Në një gazetë kohë më parë më pyetën ka shumë brryla në televizion. Nuk është se nuk ka por kur ti i di vlerat e tua, e di që iu duhesh dhe je aty sepse je e aftë për ta bërë punën, atëherë ato brryla si vë re. Unë kam ecur me rrjedhën, kam punuar fort dhe me shumë dashuri për atë ç’ka bëja. Nëse publiku më ka pëlqyer dhe është gëzuar në momente mendoj se unë jam gëzuar më shumë nga kushdo tjetër,”-tha moderatorja.
Albana Osmani tregon përvojën personale, flet për ‘brrylat’ në televizion: Unë kam punuar fort, i di vlerat e mia, e di që iu duhesh dhe je aty
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment