Ajo quhet Orieta Kristo dhe kur emigroi nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në moshën 14 vjeçare. Nuk dinte asnjë fjalë në anglisht.
Sot është drejtuese ekzekutive e një kompanie të suksesshme sigurimesh që ajo vetë e themeloi para 5 vjetësh me emrin: “Horizon Insurance”.
Orieta është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se suksesi i saj ecën mes balancimit të jetës personale dhe përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.
Postime te ngjashme
Add A Comment