Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Propozimi i fortë i kryebashkiakut italian: Ndalon duhanin edhe në ambientet e hapura!

10:51 / January 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duhan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është vetëm çështje ndotjeje mjedisore por -edhe mbi të gjitha- shëndeti. Ideja e Beppe Sala, kryebashkiak i Milanos, që dëshiron një qytet që ndalon absolutisht duhanin, është nga ato idetë që sjell diskutime.

Qytetari i parë i Milanos ka në plan një kalendar fiks.

“Deri në vitin 2030 nuk do të lejojmë më që të konsumohet duhan në ambiente të hapura. Dhe menjëherë, do të jetë e ndaluar konsumi i tij në stacionet e autobuzit ose në radhët e shërbimeve publike” shprehet ai.

Ky propozim konsiderohet si një nga më të ashprit në botë sa i përket duhanit. Pikërisht 17 vite më parë, në 16 janar të vitti 2003, parlamenti italian ka miratuar ligjin antiduhan që ndaloi duhanin në ambientet e mbyllura.

Ideja e kryebashkiakut të Milanos ngjason me atë të ndërmarrë në Suedi së fundmi.

Nga korriku i vitit 2019, në qytetin skandinav ndalohen konsumi i duhanit në disa ambiente të hapura si përshembull stacionet e autobuzit, ato hekurudhore, parqet e lojërave apo në taracat e bareve e restoranteve.

Ky duket se është një trend botëror për faktin se shumë vende të tjera po përgatiten ta aplikojnë atë.

Në Paris në 52 parqe publike nuk lejohet duhani dhe për shkelësit ka një gjobë 38 euro. Në Nju Jork, prej vitesh ndalohet konsumi në të gjitha parqet publike. Në Barcelonë, e në të gjithë Katalunjën, po aprovohet një ligj që ndalon duhanin në shumë vende publike,edhe në ato të hapura. Në Kosta Rika, pas një anarkie të plotë, ka hyrë në fuqi një ligj që ndalon tymosjen në vendet e punës, në zyrat publike, baret, restorantet, ndalesat e autobuzit e në ndalesat e taksive.

Beppe Sala milano tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.