Kohët e fundit në media është përfolur për ndarjen nga ish bashkëshorti dhe ndryshimi drastik i linjave trupore, por jo për muzikën e saj.
Flasim për Adele e cila prej pesë vitesh nuk ka qenë aktive në muzikë. Por 2020 vjen me një album të ri muzikor për këngëtaren e dashur.
Lajmi është bërë publik nga menaxherët e saj. Këngëtarja u përfol për publikimin e një albumi edhe një vit më parë, mirëpo duket se vetëm tani gjërat janë të gjitha gati dhe mezi po presim hitet e reja të Adele, që do të na godasin drejt e në zemër!
