Ata kanë qenë ndër çiftet më të komentuara të Big Brother 9, marrëdhënia e të cilëve përfundoi vetëm pak pas reality-shovv.
Bëhet fjalë për tri vite më parë, ndërkohë këtë të dielë ata janë përballur në “E Diell”, ku nuk ka munguar as “kërkesa e llogarisë” e Fiorentinës, njësoj si atëherë.
Ajo e ka pyetur Olsin pse e tradhëtoi, ndërsa Olsi insistoi në faktin që Fiorentina ishte tepër xheloze.
Gazetari Ervin Kurti e pyeti dyshen nëse kanë ndërmend të kthehen, mirëpo të dy lanë të kuptohet se nuk e mendojnë diçka të tillë.
