Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.
“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
