Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Situata e gripit në Shqipëri, ISHP: Infeksionet respiratore kanë tendencë rritje

11:57 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gripi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat për situatën e gripit në vend. Sipas këtyre të dhënave vihet re një tendencë në rritje e infeksioneve respiratore. Ndërsa virusi që mbizotëron është A/H1pdm09.

INFORMACIONI I ISHP-SE

Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.

Prej javës 43 deri në javën 02 janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B. Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09.

ISHP bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë. Në javën e dytë të 2020 aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B.

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.

Gripi ishp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.