Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/ “Ose e kanë hedhur në det, ose e kanë mbuluar në gropë”, apeli drithërues i nënës 4 muaj pas zhdukjes së djalit: Më nxirrni çunin

18:10 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatjon Myrtaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fahrie Myrtaj, nëna e 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj, kërkon pas 4 muajsh që t’i japin trupin e djalit. Fatjon Myrtaj u zhduk katër muaj më parë, ndërsa familjarët e tij e denoncuan në polici ngjarjen. Por pas 4 muajsh, ata nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të.



Nëna e 29-vjeçarit duket se është dorëzuar dhe ka pranuar vdekjen e të birit, por kërkon që t’i dorëzojnë trupin e pajetë të tij. Ajo bën me faj shefin e Krimeve në Fier, Adriatik Memeti, ndërsa kërcënoi edhe me vetëgjyësi.

“Të mos gënjejë Adriatik Memeti se ai i ka bërë të gjitha. Unë nuk e lë, do të shkoj në Strasburg, do të marr borxh, por çështjen e çunit do ta nxjerr. Të ma nxjerrin çunin ku ma hodhën, ose është hedhur në det, ose kanë bërë ndonjë gropë dhe e kanë mbuluar.

Se thoshte vetë Perlati që unë do ta bëj që atij t’i humbasë varri, të mos njihet më si Fation. Unë dua çunin. Të mos arrijnë gjërat më shumë se unë do ta bëj si ai i Selenicës. Ai për 8 pula i vrau ata, jo më për çunin. Dua çunin, të më nxjerri çunin.

Të shtrëngojnë Perlatin që e kanë brenda dhe të më nxjerrin çunin. Ta nxjerrin jashtë dhe do ta shohë shteti se çfarë do të bëjmë. Do të duroj sa do të duroj, por do të shpërthej ndonjë ditë. Shteti të mos flerë gjumë, por të më nxjerrë çunin”, u shpreh Fahrie Myrtaj.

Të njëjtin apel kishte edhe motra e Fatjon Myrtajt, e cila po ashtu kërkoi që Perla Myrtaj të flasë nga burgu se ku është 29-vjeçari.

“Kur ne kërkojmë ndonjë gjë për vëllain, ai na thotë hë ça thuhet andej nga ju, keni zbuluar ndonjë gjë. Ta bëjnë Perlatin të flasë se ku është vëllai im”, deklaroi ajo.

Në kallëzimin e bërë në shtator të 2019, familjarët e Fatjon Myrtajt vunë gishtin tek Perlat Myrtaj, i cili është edhe kushëriri i tyre. Ai më pas u arrestua nga policia.

Fatjon Myrtaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.