Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Së shpejti Bashkia e Tiranës me godinë të re/ Veliaj shpall hapjen e konkursit

22:14 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës çel konkursin për godinën e re të saj që do të ndërtohet te Bulevardi i Ri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në Instagram, fton të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit, lokale dhe ndërkombëtare që të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të.

“Sot, pas 💯 vitesh kryeqytet, me sfida, zhvillim dhe histori, Bashkia Tiranë vazhdon traditën e konkurseve të hapura të arkitekturës duke shpallur garën për projekt idenë e dizajnit të Bashkisë së re të Tiranës. 🏨
Godina e re do të ngrihet në Bulevardin e Ri të Tiranës, qendrën administrative të kryeqytetit për 💯vitet e ardhshme.
Ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit,📐✏ lokale dhe ndërkombëtare 🌐 të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të: pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). #Tirana100 – Bashkia e re – 0 impakt mjedisor
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen: competitions.tirana.al
Për aplikimet 👉 [email protected]”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.

Ndërtesa e re e Bashkisë propozohet të ndërtohet përgjatë
zgjatimit të bulevardit ”Zogu i Parë” dhe pritet që të zgjidhë përfundimisht unifikimin e administratës së Bashkisë Tiranë në një ndërtesë të vetme duke plotësuar kushtet dhe kërkesat e nevojshme të një ndërtese bashkëkohore.

Në fund të konkursit do të shpallet fituesi si dhe vendi i dytë dhe i tretë. Të tre këto vende do të shpërblehen, përkatësisht:

Vendi i parë: 15 000 Euro.

Vendi i dytë: 10 000 Euro.

Vendi i tretë: 5 000 Euro.

bashkia e tiranes veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.