Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thomas Markle, me tone të ashpra ndaj së bijës: Meghan “shkatërroi” familjen mbretërore

22:43 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbreterore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i Meghan Markle e ka akuzuar drejtpërdrejt vajzën e tij për “shkatërrimin” e familjes mbretërore britanike, pas vendimit që ajo dhe Princi Harry morën për të hequr dorë nga të qenit anëtarë të mbretërisë.

75-vjeçari Thomas Markle e quajti vajzën e tij dhe Princin Harry, “shpirtra të humbur”, në një dalje të fundit për Channel 5, në një dokumentar “Thomas Markle: My Story”, i cili do të transmetohet së shpejti.

Markle tha se ai ka mbetur i shokuar kur ka mësuar vendimin që ka marrë çifti. Duke iu referuar së bijës, 75-vjeçari tha se ajo, në fakt, ka shkatërruar ëndrrën e çdo vajze që dëshiron të bëhet një ditë princeshë: “Çdo vajzë dëshiron që një ditë të jetë princeshë. Ajo e kishte këtë dhe e shkeli me këmbë”, – tha Markle për dokumentarin 90-minutësh, i cili do të transmetohet në javët e ardhshme.

2312

Vendimin e çiftit ai e quajti qesharak, madje tha edhe se “ata po e shkatërrojnë familjen mbretërore”.

Sipas Markle, gjithçka është bërë për para. “Me sa duket, 3 milion paund, një shtëpi me 26 dhoma gjumi nuk paskan qenë mjaftueshëm për ata. Më duket e turshme”,– vijon i ati i Markle, duke iu referuar rezidencës mbretërore, Frogmore Cottage, në të cilën jetonte çifti para se të linte Britaninë.

“Mendoj se ata të dy janë shpirtra të humbur në këtë pikë, – shton Markle,- dhe mendoj se as ata vetë nuk e dinë se çfarë po kërkojnë.”

Markle, prej kohësh, nuk ka kontakt me të bijën. Ai nuk ishte i pranishëm as në dasmën e çiftit në vitin 2018 dhe arsyeja, asokohe ishte zemra e tij e dobët, e cila nuk ia mundësonte dot udhëtimin.

Megjithatë, edhe më vonë, pas skandalit të fotografive, 75-vjeçari nuk u pranua në familjen mbretërore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.