Nëntë vite më parë katër persona humbën jetën në protestën e opozitës së atëhershme kundër qeverisë “Berisha”.
Sot në maxhorancë, qeveria ka zhvilluar homazhe në përkujtim të Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës. Ashtu si çdo vit, karafila të kuq janë vendosur në vendet ku mbetën të vrarë katër protestuesit.
Kryeministri Rama nuk merr pjesë në homazhet e sotme, për shkak se ndodhet në Ukrainë në vijim të agjendës si tij si President i radhës i OSBE-së.
Për ngjarjen e rëndë u bë përgjegjës ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa në gjykatë u dënua ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo. Katër viktimat kanë statusin e “Dëshmorit të Atdheut” por familjarët e tyre bëjnë ende apel për drejtësi.
