Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Karburantet, gazi dhe masat e sigurisë, ISHTI ndëshkoi 84 subjekte në 2019

13:05 / January 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburant15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial mbylli vitin 2019 me 84 masa administrative ndaj subjekteve të ndryshëm që në total i korrespondojnë një vlerë prej 26 milionë lekësh. Në muajin dhjetor ISHTI uli dozën e ndëshkimeve teksa ka marrë masa vetëm ndaj një subjekti për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor me një vlerë 150 mijë lekë.

Më herët në nëntor numri i subjekteve të penalizuara ishte 9 ku edhe në këtë rast arsyeja kryesore kishte të bënte me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor për të ushtruar aktivitetin. Po kështu nuk kanë munguar masat përsëritëse ndaj subjekteve që nga kontrollet e mëparshme u ishin lënë detyra për rinovimin e dokumenteve specifike.

Më herët gjatë vitit 2019 qeveria njoftoi nisjen e një aksioni specifik kryesisht në fushën e hidrokarbureve ku në fokus u vunë rafineri, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Kjo erdhi në funksion të uljes së informalitetit ku u nënvizua se do të kontrolloheshin të gjithë elementët e tregut përfshirë pikat e pakicës për kolaudimin e pompave.

Por ISHTI u ndal gjatë 2019 edhe në disa pika të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë vënë në fokus të kontrolleve dhe ndaj tyre është marrë masë administrative kjo e nxitur nga disa aksidente me pasojë të rëndë.

Të tjerë janë qenë subjekte private në fushën e hotelerisë apo restorante të cilëve u është gjetur në përdorim rezervuar gazi por për të cilin nuk disponoheshin dokumentet që sanksionon kuadri ligjor. Ky aksion me fokus enët nën presion zë vend zakonisht përgjatë verës në bregdet por nuk përjashton edhe aksionet përgjatë gjithë vitit dhe në gjithë vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.