Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U tradhtuan nga brenda familjes? Detaje të reja mbi plagosjen e çiftit shqiptar

16:38 / January 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Biznesmeni Petrit Laze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni Petrit Laze, i cili ra pre e një grabitjeje brenda banesës së tij e ka kaluar fazën kritike për jetën, pasi u qëllua me një plumb në bark.

Hetimet janë përqenduar në disa pista, ku më kryesorja është se autorët mund të jenë informuar nga persona të besueshëm që punojnë në biznesin e familjes Laze.

Grabitja në banesën e biznesmenit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës vijon të mbetet pa asnjë të ndaluar nga grupi hetimor.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje 30 persona që më pas u lanë të lirë. Pjesa më e madhe e tyre janë punonjës dhe njerëz të afërt të familjes Laze. Ata dyshohet se mund të kenë dijeni rreth lëvizjeve të parave që kryheshin çdo të diel nga disa prej bizneseve që kishte në zotërim Petrit Laze në kryeqytet kryesisht në fushën e prodhimit të brumrave.

61-vjeçari gjatë tentativës së grabitjes mbeti i plagosur me një plumb në bark por burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë për abcneës se Petrit Laze e ka kaluar fazën kritike për jetën dhe ndodhet në parametra të stabilizuar jetësorë.

Gjithashtu u qëllua në këmbë edhe në drejtim të bashkëshortes së biznesmenit, Aferdita Laze por, edhe ajo është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se grabitësit kanë pasur informator të besueshëm, pasi janë drejtuar te vendi i parave nga dera e pasme e vilës. Madje ata kanë shfrytëzuar me përpikmëri planin e tyre. Alarmi i godinës trekatëshe aktivizohej pas orën 22:30 minuta të çdo mbrëmjeje, teksa krimi u shënua në 21:45. Përleshja me autorët ka ndodhur në katin e dytë të banesës. Aty ku edhe dyshohet se ruhen një pjesë e kursimeve të familjes Laze.

Grupi hetimor ka sekuestruar 20 kamera sigurie në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, por nuk kanë pasur dukshmëri mbi indetifikimin e autorëvë për shkak të mjegullës që kishte mbuluar kryeqytetin mbrëmjen e 19 janarit.

Disa vite më parë biznesi i familjes Laze ra pre e grabitjes. Një person i armatosur hyri me nje pistolete nga dera kryesore e vilës duke marrë e xhiron ditore. Edhe ajo ngjarje vijon të jetë pa mbetet e pazbardhur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

11:13 / August 14, 2026

Gjashtë viktima nga moti i keq në Japoni

11:07 / August 14, 2026

Kompensimi për transportin/ Tatimet: 95 subjekte përfitojnë 110.7 milionë lekë, Tiranën e ka Bashkia

11:04 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.