Vrasja e producentit shqiptar në Londër Flamur Beqiri ka tashmë një autor të dyshuar.Sipas Daily Mail në pranga është vënë një 22-vjeçar i cili u arrestua nga policia daneze teksa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.
Nje zëdhënës i policisë ka pohuar lajmin e arrestimit, duke thene: “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai eshte në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar.”
Nderkohe te tjera media shkruajne se behet fjale per Anis Hemissi, 22 vjeç, një ‘kikboksier’ nga Suedia qe është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri. Hemissi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës.
Kujtojme se në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga burrat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi.
Nderkohe qe emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur ne disa vrasje të bandave në Suedi.
Beqiri, vella i modeles se njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor.
Lexo edhe- Vrasja e vëllait të modeles, Daily Mail: Pse Britania “bëri një sy qorr”
