Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin e 29-vjeçarit që një ditë më parë bënte manovra të rrezikshme pranë komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Sipas policisë ai do të hetohet në gjendje të lirë dhe iu pezullua leja e drejtimit. Po nderkohe jepen te dhena te nje tjeter personi. Sipas njoftimit te sotem nuk bëhet fjalë për një nga djemtë e pasur të Tiranës postimet e të cilit shfaqen dhe në faqen “RichKids”. Madje në rrjetet sociale i riu u bën karshillëk forcave të rendit duke thënë se nuk ia ndjen as për gjoba e as për polici, e për më tepër nuk ka as patentë.
Por ne njoftimin e policise jepen te tjera iniciale, dhe thuhet se i eshte hequr patenta.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”
