Shtatë persona kanë shfaqur interes por vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentin deri këtë të mërkurë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që afati është 30 janari.
Komisioni që do të vlerësojë aplikimet drejtohet nga kreu i SPAK, Arben Kraja dhe dy pjestarë të tjerë do të jenë Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.
Ajo që bie në sy është se në këtë garë një prej kandidatëve është kreu i task-force në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi ndërsa tjetri Fatos Dervishi. Ky i fudit aktualisht jeton në SHBA, dhe ka qenë në vitet ’90 zv.prokuror i përgjithshëm.
Më herët ambasada e SHBA ka njoftuar se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh që do të përdoren për të mbështetut përpjekjet e vendit për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH),do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja.
