Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të dhënë deklarimet e tij lidhur me videon e publikuar, ku shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë.
Siç duket edhe nga pamjet e ABC News, Hoxha ka mbërritur para ambienteve të SPAK i vetëm dhe ka takuar ish kolegun e tij të vjetër kameraman te news 24 që ndodhej pranë një makinë, të cilit i është drejtuar me fjalët: Ça bone? Ndërsa në sfond dëgjohet dikush tjetër që i flet anglisht dhe i thotë “Hello”, fjalë e cila përkthehet përshëndetje. Menjëherë pas Artan Hoxhës, në orën 17:00 deklarimet para prokurorëve të SPAK do t’i japë edhe kryebashkiaku Lefter Alla, ku i fundit është shoqëruar nga avokatët e tij.
