Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës”, PD çon në SPAK koncesionin e checkup-it

15:15 / January 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka çuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen e koncesionit të Checkup-it. Me anë të ish deputetes Albana Vokshi, PD hedh akuza duke e quajtur koncesionin e checkup-it si korruptiv. Vokshi ka kërkuar nga SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që sipas saj vjedh shqiptarët.

Ndër të tjera Vokshi tha se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave. Ish deputetja demokrate tha ndër të tjera se Checkup-i nuk është falas, siç ka thënë kryeministri Rama.

Sipas saj shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë.

“Koncesioni 120 milionë euro i checkup-it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

Këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit. Partia Demokratike disponon, gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet. Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë. Ka edhe një mashtrim tjetër të madh nga Edi Rama. Checkup-i nuk është falas, siç propogandon ai. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim. Për të mbuluar skandalin e Checkup-it, të firmosur prej tij vetë dhe duke mbrojtur aferat e tjera korruptive, Edi Rama kërcënon me padi kundërshtarët politikë dhe me mbyllje mediat që i denoncojnë ato.

Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it. Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.

Duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro, Partia Demokratike siguron qytetarët, se anullimi i këtij koncesioni hajdut dhe shkatërrues për shëndetësinë do të jetë një nga aktet e para të Partisë Demokratike në krye të qeverisë.” tha Vokshi.

5e2afa8628b49pd
5e2afaa9e0a61pd3
5e2afa9a7f6c3pd2
5e2afa9070c54pd1

checkup koncesioni PD spak tirananews.al vokshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.