Zbardhen detaje nga aksioni i RENEA-s pak ditë më parë kur ra në pranga Xhevahir Jonuzi, pas një shëmbimi zjarri me policinë i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.
Jonuzi ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi forcat RENEA e cila gjatë kundërpëgjigjes e qëlloi me një plumb në këmbë duke e lënë të plagosur. Pas arrestimit forcat RENEA i gjetën dhe sekuestruan Jonuzit një armë TT, një palë dylbi, një pasaportë biometrike me emrin Sutki Lala nga Sukthi.
Rreth një javë më parë, uniformat blu rrethuan fillimisht banesën e 47-vjeçarit duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën, por ai ka refuzuar duke qëlluar në drejtim të policisë. Në përpjekje për ta neutralizuar policia e qëlloi të shumëkërkuarin në këmbë duke e lënë të plagosur. Nën masa të shumta sigurie ai u soll në Burgun e Sigurisë së Lartë Tiranë për të vuajtur dënimin.
Xhevahir Jonuzi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Pas një konflikti, 47-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë vrarë Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj.
