Policia greke ka organizuar një operacion antidrogë, duke sekuestruar një sasi prej 1 ton kokainë.
Droga është gjetur një shtëpi në Astakos, brenda një ndërtese të marrë me qira. Mësohet se droga vinte nga jashtë vendit ndërkohë që operacioni është shtrirë dhe në Athinë. Mediat greke thonë se të arrestuarit ishin me origjinë shqiptare, teksa pritet njoftimi zyrtar i autoriteteve.
