Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja përmes një statusi në Facebook u kërkon bashkëkombasve të shtyjnë udhëtimet e planifikuar për në Kinë derisa situata të merret plotësisht në kontroll për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Me maskë mbrojtëse në fytyrë në një rrugë boshe të Pekinit, pasi janë marrë masa të rrepta për mbylljen e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve dhe anulim të festave, ambasadori Belortaja thotë se njerëzit duhet të informohen mirë.
POSTIMI I AMBASADORIT BELORTAJA
te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

