Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eksperti: Virusi vdekjeprurës i dalë nga një laborator kinez

19:31 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virusi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në shkallë globale mund ta ketë origjinën nga një laborator në Vuhan, i lidhur me programin e fshehtë të armëve biologjike në kinë. Kjo është teoria që sjell një ekspert izraelit i armëve biologjike.

Radioja Azia e Lirë, këtë javë, ka transmetuar një raport nga një televizion lokal në Vuhan, nga viti 2015, ku tregohet laboratori më i avancuar i kërkimeve për viruset në kinë, i njohur si instituti i virologjisë në Vuhan. Laboratori, është vendi i vetëm i deklaruar në kinën që ka kapacitetet të punojë me viruse vdekjeprurëse. Dany Shoham, një ish zyrtar i zbulimit në ushtrinë izraelite, që ka studiuar armët biologjike në kinë, thotë se instituti është i lidhur me programin e fshehtë të këtyre armëve të Pekinit.

“Disa laborator në institut mund të jenë angazhuar në kërkim dhe zhvillim në fushën e armëve biologjike edhe pse e gjithë kjo mbulohet me fshehtësi nga Pekini”, thotë Shoham për The Uashington Times. Puna për armët biologjike kryhet në kuadër të kërkimeve të dyfishta civilo ushtarake dhe është shumë sekrete – shton ai. Vetë Shoham, ka doktoraturë në mikrobiologjinë mjekësore dhe nga viti 1970 deri në 1991 ai ka qenë analist i lartë në zbulimin ushtarak izraelit për armët kimike dhe biologjike në lindjen e mesme dhe përtej saj, me gradën lejtnand kolonel.

Perveç Washington Times, edhe TGcom në Itali ka publikuar një editorial, të firmosur nga drejtori Paolo Liguori, i cili thotë se virusi që ka shkaktuar kaq shumë panik ka lindur në një laborator ushtarak në Vuhan. Sipas tij, një teknik është infektuar dhe askush nuk e ka kuptuar ndërkohë që në qytet mund të ketë në të vërtetë mijëra viktima.Top Channel

eksperti kinez tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.