Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama ftesë opozitës: Dilni e vini ulërimën për çdo rast abuzimi me rindërtimin!

14:16 / January 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën që të denoncojë të gjitha rastet, ku sipas tij, zyrtarët e shtetit dhe kryebashkiakët do të abuzojnë me procesin e rindërtimit, duke iu dhënë shtëpi njerëzve që nuk janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kreu i qeverisë deklaroi se është i gatshëm të përballojë një furi ekstra shpifjesh, vetëm që të mos lihet jashtë apo keqtrajtohet asnjë familje e prekur nga tërmeti.

“Këtu e ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Jam i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se një proces i rëndësishëm i rindërtimit është ai financiar, ndërsa theksoi se lekët do të garantohen përmes tre drejtimeve, buxhetit të shtetit, konferencës së donatorëve dhe disa alternativave të reja politike apo operacioneve financiare.

“Aspekt tjetër i rëndësishëm është ai i financimit. Me BE, OKB, BB, kemi punuar dhe jemi në prag të finalizimit të raportit të dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro dhe raporti final do bëhet zyrtar e publik më 4 shkurt.

Kostot e të gjithë këtij raporti nuk janë vetëm kostot e dëmeve në banesa, por kemi shkuar te dëmet e shkaktuara në sektorët e ekonomisë. Pra dëmet që i ka sjellë tërmeti një sektori të ekonomisë, duke ngadalësuar sektorin.

Masa që duhet të garantojmë për qytetarët është më pak se 1 miliard, por është më shumë se mundësitë tona aktuale dhe për këtë arsye ne kemi vendosur vëmendjen në tre drejtime, së pari: garantimi i një pjese të konsiderueshme të financimit për rindërtimin me buxhetin tonë, financimi ndërkombëtar. Ne nuk presim nga konferenca e donatorëve që të derdhen miliarda, por presim të kemi një volum plus për rindërtimin. E treta, ne po punojmë për disa alternativa të reja politike dhe operacione financiare, që do të na mundësojnë që të mbajmë zotimin”, theksoi kryeministri.

Opozita Rama rindertimi tirananews.al ulerini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.