Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spikerja që jepte lajmet me gjoks jashtë thirrje Kryeministrit: I kërkoj Ramës të më marrë në punë te ERTV, paga është më e lartë

15:24 / January 26, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enki bracaj8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë çdo mëngjes në lidhje direkte nga “Aldo morning show”, ajo shfaqet në ekran në stilin e saj si reportere e Tiranës.

Ajo zbulon detaje nga puna e saj ende pa gdhirë, si reagojnë kalimtarët, konkurrencën me vajzat e tjera të ekranit, pyetjet që do t’u bënte Edi Ramës dhe Erion Veliajt për metropolin që ajo zbulon përditë, dashurinë dhe martesën…

Si shkoi projekti i verës në “Youtube”, “Realiteti sipas Enkit”? Theve ndonjë tabu në thënien e të vërtetave pa doreza?

Enki Braçaj: U prit mirë, gjë që unë nuk e prisja. Pati nga ata ose ato që s’u erdhi mirë, se ndoshta gjenin veten. Por do ta filloj shumë shpejt prapë, sepse s’kam pas kohën e mjaftueshme të merrem, duke qenë se është impenjim më vete. Sa për tabu, tani ia kam marrë dorën e s’më bën përshtypje.

Ndërkohë çdo mëngjes shfaqesh në “Aldo morning show”. A është kjo puna më e bukur që mund të bëje?

Enki Braçaj: Unë tek emisioni i mëngjesit kënaqem shumë. Kam atë lirinë e të shprehurit si unë dua dhe nuk më kufizon askush, gjë kjo që më jep komoditet. S’di të them më e bukur, më e mirë, por për momentin jam shumë mirë.

Është torturuese të zgjohesh çdo mëngjes aq herët? Të kufizon për jetën e një vajze të re?

Enki Braçaj: Sigurisht që alarmi në orën 06:00 nga e hëna në të shtunë është shumë i vështirë, por 5 minutat e para janë të vështira, pastaj mësohesh. Sigurisht që zgjimi dhe puna në televizion aq herët më kufizon në jetën time, pasi ditët që jam në punë, maksimumi deri në 22:00 mund të qëndroj me miqtë e mi, pasi më duhet të fle. Miqtë dhe familjarët sa herë që organizojnë darka, llogarisin edhe orën e ikjes sime.

Nëse do të dilte Kryeministri Edi Rama apo kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, në rrugët e Tiranës, ç’pyetje ngacmuese do t’u bëje?

Enki Braçaj: Lali Erit nuk do t’i bëja asnjë pyetje, pasi e di që nuk do merrja përgjigje të sinqertë. Por sigurisht do ta këshilloja që të mos e shikonte Tiranën vetëm nga videot e tij me dron, po mjafton që të dalë në rrugët kryesore dhe të marrë një fletore për të shënuar problemet (ndonjë bllok të trashë madje, se janë shumë probleme). Ndërsa Skënderbeun do ta pyesja nëse mund të më marrë në punë tek ERTV, se kam dëgjuar që paguhen mirë.

Po djemtë, si reagojnë kur të shohin në rrugë mëngjeseve? Të bëjnë komente të tipit “Sa sexy je”?

Enki Braçaj: Përgjithësisht shumë të buzëqeshur dhe me fjalë të tipit “sa e mirë, sa e bukur apo e këndshme”. “Sa sexy”, ndoshta e thonë me vete.

Nga ngujimi dikur në një studio lajmesh me lirinë e dekoltesë, në lirinë e rrugës me robërimin e shallit që të mbron nga i ftohti. Ku të shijon më shumë?

Enki Braçaj: Studioja të jep komoditetin që terreni nuk ta ofron. Por terreni të jep ato buzëqeshjet apo fjalët e ngrohta të personave që të ndjekin dhe dalin vetëm për të të takuar apo bërë foto. Kjo e fundit më heq çdo nivel të lodhjes.

Dukesh e guximshme dhe e sigurt në botën e ekranit. Mendon se ke një talent plus krahasuar me vajzat rivale të televizionit?

Enki Braçaj: Talentin është mirë ta vlerësojnë të tjerët, në rastin tonë publiku. Për aq kohë sa ata më duan dhe ma transmetojnë këtë, besoj se jam në rrugën e duhur.

Lë dikë në krevat kur del herët për punë? Pra, a je në një lidhje apo bashkëjetesë?

Enki Braçaj: Vetëm, e qetë, por jo e lumtur, pasi sipas meje lumturia nuk ekziston.

Në gjykimin tënd, kur është koha e duhur për t’u martuar në mënyrë që të mos përfundojë me divorc?

Enki Braçaj: Në gjykimin tim, është kur të gjesh një partner që ndan të njëjtat ide, nivel ekonomik e social dhe sigurisht, kur të gjesh princin e kaltër. Por po të kishte një recetë, do kisha burrë unë.

Do ta blije e shisje dashurinë për para, apo beson ende te lidhjet pa interes?

Enki Braçaj: Blerje/shitje më duket “too much”, por sigurisht që nuk besoj në lidhje pa interes. Në kohën që ne jetojmë, çdo gjë është interes reciprok. /Panoramaplus.al

  • enki bracaj
  • enki bracaj1
  • enki bracaj2
  • enki bracaj3
  • enki bracaj5
  • enki bracaj6
  • enki bracaj7

Enki Braçaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet apartamenti në Tiranë/ Shkrumbohet një pjesë e banesës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

19:21 / August 14, 2026

Vrasja makabre që tronditi Tiranën, Prokuroria rihap dosjen e Kozeta Hysenit

17:39 / August 14, 2026

40 pozicione të lira në BKH/ Ja kush mund të aplikojë dhe çfarë testesh duhet të kalojë

17:00 / August 14, 2026

Zjarret në Shqipëri e Mal të Zi, Kosova shpreh gatishmërinë për ndihmë

16:20 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.