Në “Air Albania” është duke u zhvilluar kryendeshja e Superiores mes Kukësit dhe Partizanit, takim ky i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores. Shpesh herë jemi mësuar që në një përballje rivalësh, tifozët të “ngacmohen” në distancë sa i përket banderolave që shpalosin në stadium.
Tifozët e Partizanit e thanë fjalën e tyre! Në sektorin ku po qendron dhe tifo-grupin”Guerrils” është hapur një banderolë me shkrimin, “Me minatorët e Bulqizës”. Këta të fundit kanë protestuar në kryeqytet për kushte më të mira të punës, ndërsa tifozët e Partizanit dalin hapur se janë me ta në këtë kauzë. Por surpriza ishte emri i WI-FE që iu shfaq në celular tifozëve “BojkotoSaimirManen”.

