Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt Gjermanisë, për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Vetë Rama ka postuar në rrjetet sociale një fotografi i ulur në avion, teksa bën me dije se takimi do të zhvillohet enkas për Programin e Rindërtimit.
Në foton e shpërndarë nga kreu i qeverisë nuk kanë munguar edhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij.
Një nga qytetarët i shkruan se nuk është nevoja që qeveria shqiptare ti shtrijë dorën Merkelit.
Replikat
Qytetari: Z.Rama, shum mire shko e takoje z merkel merri dhe donazionet po ne lenden e pare e kryesore i kemi vete:detyroje fabrikat e tullave,te cimentos e kurumin ne elbasan te punojne per rimekembjen e popullit te durresit e te thumanes per demet e termetit
dhe firmat e ndertimit kompesimin ta marrin ne forme taksash qe i paguajne shtetit s’esht nevoja me shtri doren mos i kerko bashkpunim
detyroi
Edi Rama: sa kollaj behen llogarite kur s’ke as laps dhe as pergjegjesi per ate qe duhet bere
Por qe te jesh i qete te siguroj se nuk del fare llogaria qe propozon ti dhe kete metode qe te ka shkuar ndermend nuk e ka perdorur askush ne planet, sepse eshte njesoj si te nisesh te fusesh detin ne varke e te mbysesh edhe varke.
