Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zyrtare/ IGJEUM: Tërmeti i 26 nëntorit ishte 9 ballë në Durrës, 7 ballë në Tiranë

09:11 / January 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 66
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë IX ballë në Hamallaj, Jube dhe rrushkull Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM, tërmeti është ndjerë VIII në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.

Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98 mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit.

Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese.

Tërmeti tjetër i madh i datës 26 dhjetor në orën lokale 07:08 pati një intensiteti i tërmetit në epiqendër VII-VIII ballë (EMS-98) në detin Adriatik dhe u ndje VII-VIII ballë në Patok, Lalez, Shetaj, VII balle qytetin e Lacit, Milot, Thumanë dhe ne Hamallaj VI-VII në qytetin e Vorës, Krujës, Lezhës, Ulqin; VI ballë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrëshenit, Velipojës etj; V ballë në qytetin e Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Elbasanit, Lushnjës; IV ballë në qytetet Tepelene, Korçe, Pogradec, Dibër, Tetovë dhe Podgorice etj.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humben jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhe 1 viktimë dhe Tirane 1 viktimë.

Në qarkun Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shume se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.