Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kinë/ Rëndohet bilanci, 81 të vdekur dhe rreth 3000 të infektuar nga koronavirusi

10:13 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7e6766040dd5bf4c88627efdd46548bc
tirananews.al
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 81 të vdekur dhe rreth 3000 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.

Autoritetet e Hubei, epiqendra e virusit, raportojnë sot për 24 viktima të reja dhe rreth 371 raste të reja. Epidemia e koronavirusit vazhdon të rritet, ashtu siç kishte njoftuar më parë presidenti Xi Jinping.

Virusi ka mbërritur edhe në Toronto dhe një i dyshuar është në Vienë. Në Zvicër dy persona që kishin hyrë prej pak ditësh nga Kina janë futur në karantinë. Numri i epidemisë, të nisur në 31 dhjetor në Wuhan, vazhdon të rritet ditë pas dite. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze shpërndarja e virusit, me një periudhë inkubacioni deri 14 ditë, duket se po bëhet më i fortë dhe nuk janë ende të qarta rreziqet e mutacionit të saj.

Pasi ka izoluar rreth 56 milion njerëz, dhe ka bllokuar transportin dhe udhëtimet jashtë dhe brenda vendit, autoritetet kanë ndaluar edhe tregtinë e kafshëve, nga ku besohet se ka nisur koronavirusi.

Edhe qytet në veri, si Pekini, Tientsin dhe Xian, kanë njoftuar ndërprerjen e linjave të autobusëve, që lidh pjesën tjetër të vendit. Në lindje, provinca e Shandong, me 100 milion banorë ka bërë të njëjtën gjë.

Në Hong Kong, ku është shpallur gjendja e emergjencës, ka shpërthyer një protestë kundër karantinës dhe tensioni është rritur së tepërmi kur protestuesit kanë mësyrë në një spital.

Wuhani, epiqendra e sëmundjes, duket tani një qytet fantazme, ku mund të qëndrosh i mbyllur vetëm në shtëpi. Për ata që duhen të vizitohen, duhet të presin ore të tëra përpara se të takojnë një mjek. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një rast, në zonën e Los Angeles. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera kanë planifikuar të martën në rrugë ajrore evakuimin e personelit të tyre nga Kina.

81 viktima bilanci hubei Kina koronavirus tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.