Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzen “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste.
Ndërsa Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër.
Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa kritikuar Arbanën për këtë fakt.
“Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi”,- i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit.

