Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rrjeti i amortizuar, ujësjellësit me investime të para 60 viteve, kosto të larta mirëmbajtjeje

11:21 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ujesjelles kanalizime 810
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti i ujësjellës kanalizimeve në shumicën e ujësjellësve në vend vuan nga rrjeti i amortizuar i cili është ndërtuar shumë dekada më parë. Një strategji sektoriale e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vlerën se ky rrjet shpërndarjeve është vendosur prej rreth 60 vitesh dhe se në këto kushte shtrohet nevoja për investime të reja. Të pasurit të një rrjeti të tillë sipas dokumentit do të rrisë në vijim kostot e mirëmbajtjes së tij.

“Gjendja e infrastrukturës në sektorin e ujit është e vjetër si dhe mungon mirëmbajtja e duhur. Shumica e rrjetit shpërndarës të shoqërive UK daton i ndërtuara para 60 vitesh dhe si rezultat, vlera e tij aktuale është shumë më e ulët sesa kostoja e zëvendësimit.

Për shërbimet e ujësjellësit, asetet fikse për banorë variojnë nga 0 në 157,000 lekë/banorë me një mesatare prej 16,000 lekë/banorë, ndërsa mesatarja e ujërave të ndotura është shumë më e ulët me 13,000 lekë/banorë dhe shkon nga 0 deri në 359,000 lekë/banor. Kjo do të thotë që kostot e amortizimit dhe kostot e mirëmbajtjes (llogaritur si pjesë e vlerës së aseteve) do të rriten me kalimin e kohës kur infrastruktura e vjetër ekzistuese do të zëvendësohet dhe zgjerohet, duke përkeqësuar mbulimin e kostove operacionale për shërbimet UK” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër strategjia ndalet në mesataren e investimeve të bëra vit pas viti. Kështu niveli i investimeve për periudhën 2007-2015 ka qenë në një mesatare vjetore prej 7.47 miliardë lekë, të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së ujërave të ndotura. Niveli i investimeve varion nga 5.3 në 11.1 miliardë lekë në vit. Në vitin 2016 dhe 2017, niveli i investimeve u rrit respektivisht në 12.6 dhe 10.6 miliardë lekë.

Në vijim strategjia nënvizon se do të bëhen ndërhyrje për të përmirësuar rrjetin dhe nga investimet e parashikuara të paktën 45 për qind e tyre do të përballohen nga tarifat e rishikuara për ujin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kredi për apartamente që në fazën e gropës? Ndryshimet ligjore që po përgatiten

15:32 / November 26, 2026

TVSH 6%, zbardhet Projektakti Normativ i qeverisë: Nga 1 janari të reflektohet ulje çmimesh me 11.6%

15:09 / November 26, 2026

Ministrja Ibrahimaj takim konsultues me bankat për skemat e kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesës në vitin 2027

13:46 / November 26, 2026

Banka e Shqipërisë prezanton dy nisma të reja për kërkimin ekonomik

14:50 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.