Ambasadori i BE-së Luigi Soreca është takuar me ambasadoren e re të SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim. Në një postim në Twitter Soreca e ka pritur kolegen e tij amerikane me një tufë me trëndafila të kuq, të bardhë dhe blu, si ngjyrat e flamurit amerikan.
Ai thotë se 2020 është vit kyç për Shqipërinë dhe perspektivën e saj evropiane.
“I uroj mirëserardhjen ambasadores amerikane në Shqipërisë Yuri Kim. Të gatshëm të punojmë bashkë për të vijuar me parternitetin BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontektin e integrimit evropian të Shqipërisë. 2020 është viti kyç për BE dhe perspektivën e Shqipërisë.
