Detaje të reja për pengmarrjen e Jak Prengës në Kamzë disa ditë më parë. Ditën e djeshme në një operacionit të befasishëm policia bëri kontroll në një kompleks në zonën e Shijakut, në pronësi të familjes Hajri ku dhe gjeti një sasi armësh.
Ndërkohë bëhet e ditur se tre persona janë arrestuar, Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri, ndërsa janë shpallur në kërkim shtatë persona të tjerë, të përfshirë në pengmarrjen e tij.
Dyshohet se vëllezërit e Prengës kanë pasur një konflikt droge me Hajrit. Ndërkaq, policia pritet të japë informacione zyrtare për ngjarjen.