Mark Sula, kunati i viktimës që u morr peng pak ditë më parë në Kamzë, Jan Prenga kërkon që trupi i 49-vjeçarit të gjendet.
Ai thotë se nuk kanë pasur njohje me familjen Hajri nga Shijaku dhe se të gjitha informacionet i kanë marrë nga policia.
“Policia na thirri mbrëmë na tha nuk jeton më. I kërkojmë sa më shpejtë trupi të vij këtu. Nuk e njihnim familjen Hajri. As ne, as personi që është marr peng nuk ka pasur njohje kurrë me të, asnjë lloj pune me të. Nuk dimë gjë”, ka thënë Sula, i cili e ka burrin e motrës viktimën.
Policia bëri të ditur vetëm ditën e sotme që Jak Prenga ka ndërruar jetë, ndërkohë që po kërkohet trupi i tij.
