Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen arsyet pse gjykata gjobiti Bashën për shpifje

16:25 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha1 compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Deklaratat e bëra nga zoti Lulzim Basha kanë qartësisht natyrë shpifëse”, argumenton gjyqtari Gerd Hoxha, në vendimin që dënoi kreun e Partisë Demokratike me 50 mijë lekë, për akuzën e “Shpifjes”, kryer botërisht.

Kujtojmë se në korrikun e vitit të shkuar, Taulant Balla paditi në Gjykatë Bashën, pas deklaratave publike se Balla ishte garantuesi që 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit do të futeshin në Shqipëri. Sipas kreut të PD-së, kjo shumë monetare ishte e krijuar nga aktiviteti kriminal dhe u përkiste grupeve kriminale. I pranishëm gjatë shpalljes së vendimit ishte edhe vetë deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa në fund e konsideroi vendimin si historik.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari Hoxha thotë se në fund të shqyrtimit gjyqësor gjykata çmon se deklarimet e bëra nga ana e Bashës janë shpërdorim i lirisë së shprehjes dhe janë bërë me qëllim denigrues. “Gjykata çmon se përhapja e këtyre deklarimeve nga ana e të akuzuarit Z. Lulzim Basha, përderisa nuk ka qëllim informues, është shpërdorim i lirisë së shprehjes që mbrohet nga nenet 22, 23 e 73 të Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ, si dhe janë bërë me qëllim për të denigruar e njollosur nderin, reputacionin dhe vlerësimin që ka opinioni shoqëror publik vendës dhe i huaj për viktimën akuzues, z.Taulant Balla”, shkruhet në vendim, raporton Panorama.

Më tej, gjyqtari Gerd Hoxha thotë se mbrojtja e Bashës duhet të provonte pretendimet e ngritura, ndërsa shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se provat e paraqitura nuk krijojnë asnjë besueshmëri. “I akuzuari Z. Lulzim Basha do të duhet të provonte në gjykim se pretendimet e tij ‘…mbështeteshin në një bazë faktike mjaftueshmërisht të saktë dhe të besueshme, në përpjesëtim kjo me natyrën dhe shkallën e pretendimit … me kusht që sa më serioz të ishte pretendimi, aq më solide duhej të ishte baza faktike’.

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.