Biznesmeni i kromit Murat Duriçi u përplas mbrëmjen e sotme nga shoferi i një furgoni, Mentor Ceku 45-vjeç që ishte i dehur në timon, pasi sapo ishte larguar nga një lokal ku kishte konsumuar alkool. Pas aksidentit, Ceku është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa biznesmeni u gjet në kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit, që është rreth 3 km.
Duriçi u gjet në kanal me shenja jete nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës. Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në Tiranë ka ndërruar jetë.
