LA Lakers zhvilluan ndeshjen e parë pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, ku në një aksident me helikopter humbi jetën bashkë me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Homazhet u drejtuar nga LeBron James dhe pavarësisht se Lakers humbën ndaj Portland Trail Blazers kjo natë do të mbahet mend për përkujitimin e karrierës 20-vjeçare të Bryant në LA.
Lojtarët e Lakers veshën bluzat me numrat e Bryant 8 dhe 24 dhe një logo KB. Ndërkohë që dhe pankinat gjithashtu kishin bluza me numrin e Kobe.
“Ky është një festim i 20 viteve djersë, lotë, rrëzimit dhe ngritjes në këmbë. Sot do të festojmë atë fëmijën që erdhi këtu kur ishte 18 vjeç, doli në pension në moshën 38-vjeçare dhe u bë babai më i mirë që kishim parë në këto 3 vite”, tha James përpara ndeshjes.