Policia e Tiranës ka ndaluar një 36-vjeçar i cili vidhte biçikleta në kryeqytet. Gj.D, i dënuar dhe më parë për vjedhje duket nga pamjet që ecën qetësisht me një qese në dorë, ku ka pincat për të prerë materiale, dhe vëzhgon mirë rrugën.
Më pas ai del me biçikletën e vjedhur duke u larguar me shpejtësi.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një shtetas që kryente vjedhje biçikletash.
Gjithashtu po nga këto shëbime gjatë kontrolleve është kapur dhe ndalur edhe një shtetas që ka thyer masën e sigursë “Arrest shtëpie”
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).
Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .