Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdekja e foshnjes 4 muajshe, QSUT: U trajtua 10 ditë për fruthin, por nuk ishte vaksinuar

17:38 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
friuth
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një foshnjë 4 muajshe ka ndërruar jetë në QSUT për shkak të fruthit.

Pas kësaj ka reaguar Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila bën me dije se fëmija me inicialet A.A. është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Gjithashtu QSUT raporton se foshnjes nuk i ishte aplikuar vaksina e fruthit, për shkak se ishte vetëm 4 muajsh dhe nuk e lejon kalendari i vaksinimit.

Reagimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.

Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 2026

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

09:20 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.