Një ditë para së OFL (operacioni forca e ligjit) nis aksionin ‘anti KÇK’, Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë duke u shprehur se “KÇK nuk mund të luftojë KÇK”.
Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama ka 7 vite që dështon dhe se ai nuk mund ta luftojë krimin apo korrupsionin pasi sipas tij Rama është vetë pjesë e krimit.
“Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!” shkruan Basha.

