Kryeministri Edi Rama ka qenë në familjen Dervishi në Dajt së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj për t’i dorëzuar çelësat e banesës së re, e cila u rikonstruktua pasi është dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Rama i ka dorëzuar çelësat zonjës së shtëpisë, dhe ndërsa kjo e fundit përpiqej ta hapte derën e banesës nuk ia arriti dot duke shkaktuar një moment të sikletshëm.
Menjëherë ka ndërhyrë kryebashkiaku Veliaj dhe pas disa tentativave kanë mundur që ta hapin derën për t’u futur më pas brenda.
Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shumë familje kanë marrë ndihmë dhe një prej tyre është edhe familja Dervishi në Dajt.