Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kavajës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin pranë një kryqëzimi, në zonën e ish-Kombinatit “Misto Mame”.
Një dëshmitar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy automjetet e përfshira në aksident.
Sipas tij, një prej automjeteve ishte futur në kundravajtje.