Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Eksluzive/ Dalin detaje: Çfarë tha në Komisariatin e Burrelit Lulzim Cuku? “Ajo ma ktheu shtëpinë në kuplari”

20:31 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Cuku, autori i krimit makabër në Durrës është vetdorëzuar rreth orës 13.30 në Komisariatin e Policisë Mat. Mësohet se ai ka nuhatur që në Milot ngritjen e postblloqeve nga Policia e Burrelit, Bulqizës dhe Dibrës. Efektivë të këtyre komisariateve vetëm pak minuta pas ngjarjes  kanë kaluar në “gatishmëri”. Mjete e forca janë vendosur nga Skuraj deri në Dibër, madje deri në vendlindjen e autorit të ngjarjes që tronditi opinionin.

“Një mjet ndaloi pak metra larg godinës së Policisë, sqaroi një nga zyrtarët e Policisë së Matit. Një person zbriti dhe iu drejtua portës kryesore të godinës. Roja na njoftoi se “dikush” kërkonte shefin e komisariatit. Pa hyrë ende brenda u prezantua: “Jam Lulzim Cuku”.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur shpejt në Komisariat dhe e kanë marrë në pyetje Cukun. Ndërkohë shumë shpejt është njoftuar drejtoria e Policisë Durrës, drejtoria e Policisë Qarkut Dibër dhe ministria e Brendëshme për vetdorëzimin e autorit të krimit.

“Nuk i bëmë shumë pyetje, shtuan burimet, sepse janë oficerët e Policisë Gjyqësor Durrës që do ta hetojnë me hollësi krimin. Po Cuku tha se ngjarja kishte të bënte me sjelljen jo korrekte të bashkëshortes”, tha zyrtari i Policisë Mat.

Mësohet se ndër të tjera në deklaratën e tij Cuku është shprehur: “Unë punoj prej vitesh në Greqi. Kam punuar shumë për të ngritur shtëpinë dhe për të rritur fëmijët. Paratë ia dërgoja gruas. Ajo jo vetëm i shpërdoronte ato, por mësove se në shtëpi hynin e dilnin persona të panjohur për familjen tonë. Ne dibranët nuk pranojmë që shtëpia të kthehet në kuplari (objekt ku kryhen marrëdhënie seksuale). Tani jam penduar por është vonë. Më vjen keq për fëmijët që mbetën jetimë.”

Pak orë pas vetdorëzimit Lulzim Cuku është transportuar drejt Durrësit, për t’u marrë në pyetje dhe për t’u ballafaquar me organet e drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Arrestohen 3 protestues, procedohen penalisht 18 të tjerë/ Vendosen 44 gjoba

11:47 / November 15, 2026

Alarm në Uashington! Mossad paralajmëron CIA-n: Irani mund të godasë Trump dhe zyrtarët e tij

11:44 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.