Disa tregtarë kinezë në Tiranë kanë denoncuar ardhjen e një bashkëkombasi të tyre ditën e shtunë (1 shkurt) në Rinas. Ata thonë se personi në fjalë punon si kuzhinier në një restorant kinez në kryeqytet dhe kanë frikë se mund të jetë bartës i koronavirusit.
Denoncuesit këmbëngulin se kuzhinieri kinez nuk është kontrolluar imtësisht dhe nuk është vendosur në karantinë.Sipas tyre, kuzhinieri i një restoranti kinez në zemër të Tiranës, ka mbërritur ditën e shtunë në Rinas, pasi ishte nisur nga Pekini.
Shuo Chen shprehet se minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë.
Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk
i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai
mund të mbart virusin vdekjeprurës.
Mediat kanë kontaktuar restorantin kinez ku punon kuzhinieri L.F. Në një bisedë
telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.