Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama tregon kur do jetë gati Karta e Studentit

18:18 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së një studenti të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, lidhur me Kartën e Studentit dhe koston e transportit publik për studentët. Teksa ka përmendur përfitimet që do të kenë studentet pasi të pajisen me dokumentin, kreu i Qeverisë tha se Karta e Studentit do të bëhet e mundur në vjeshtë.

“E para, Karta e Studentit është një angazhim që për hir të së vërtetës duhet të ishte plotësuar. Nuk është plotësuar, nuk po i hyj arsyes për çfarë nuk ka ndodhur. Gjëja që kemi bërë ne, dhe besoj do bëjmë me kartën, është të hyjmë në rrjetin e Kartës Europiane të Studentët. Ne i kemi filluar bisedimet që me fillimin e vitit të ri. Kemi biseduar me organizatën franceze që është ofruesi i Kartës Evropiane të Studentit. Synojmë që karta e studentit shqiptar të jetë e njohur edhe jashtë vendit. Dhe në ato vende që e njohin, pasi ka një network edhe për vendet që janë jashtë BE, një student shqiptar do të mund të përfitojë edhe në vendet e tjera.

Ndërsa lidhur me atë që do të përfitojnë këtu, kanë nisur besimet me Bashkitë, në mënyrë që Karta të ketë vlerë kudo. Pra karta e një studenti për qytetin e Elbasanit, të vlejë, kudo, edhe për të vizituar Butrintin, për shembull. Bashkia e Tiranës po punon për shembull për të patur marrëveshje edhe me kompanitë private, për ulje 10 %, 20 % për shërbime të caktuara për studentët. Ndërsa sa i takon transportit ndërurban, kjo është diçka që ne po e studiojmë. Pasi brenda qyteteve është më e thjeshtë. Ndaj na duhet kohë për t’i bërë të gjitha këto, dhe do të jetë gati në vjeshtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.