Tre drejtues mjetesh janë vënë në pranga në Elbasan, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
P.Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan,
G.P., 54 vjeç, banues në fshatin Gostimë , Cërrik.
J.Ç., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
