Këngëtarja Shyhrete Behluli është një prej artisteve më të dashura të publikut shqiptar, e cila ftohet shpesh herë në evente për të performuar. Karrierën e ka nisur shumë e re dhe ka plot 45 vite në skenë, por publiku nuk e di se sa paguhet për një natë në dasmë apo koncert.
E ftuar në emisionin “NIN”, ajo u bë pjesë e rubrikës “Haje ose thuaje” ku duhet të tregonte shifrën që kërkon për një mbrëmje.
Shyhretja zgjodhi që të mos përgjigjet dhe të provojë një prej ushqimeve që ishin në studio, të cilat konsiderohen “të shpifura”.
