Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E kam litarin në fyt, t’i japin 500 të paktën”, zbardhen përgjimet nga dosja për heroinën e Hasit

16:38 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Një nga të dyshuarit, Hekuran Hoxha siç njihet ndryshe si “Roni i Shijakut” teksa bisedon me një person, i cili i thotë se “e ka litarin në fut” pasi nuk ka dorëzuar një sasi lekësh.

“Jam në Kosovë vij vonë nga darka. Komunikime të të pandehurit Hekuran Hoxha me numrin 0699638603 me personin tjetër me numrin 0693086850 ku ky i fundit i dërgon sms: “o rono më erdh dori ke puna osht dhy puna keq po sme dhe leket deri sonte neser i du gjyth me tha./e kam litarin nfyt/o shok a bane noj gjo per ate 500 pakten ti jap ate/Neser kismet shokZ”, shkruhet në dokument.

Në një prej bisedave një prej të pandehurve Admir Hoxha, i cili mbante nr. e telefonit 111, komunikon me një tjetër person me numër 496, të cilit i thotë që t’i anulojnë porosinë nëse nuk është kryer sipas porosisë.

“I thuaj se për një orë e pres tek vendi ku u takuam kur të jem aty do të shkruaj por qeset ti anullojë nëse nuk janë siç i kërkove ”.

Transkriptimi i përgjimit mes numrit *111 dhe numrit 0699522496, (datë 16.10.2018″) sms text: “Po çdo e takosh ai më tha për nesër me taku ”.

Transkriptimi i përgjimit mes numrit 496 dhe numrit 111, (datë 16.10.2018″)sms text: “Nuk e paske lexuar mesazhin me duket e takova dhe e lamë që do ti sjell vetë në otogar tek alpari e takova krejt rastësisht në orën gjashtë e njëzet sa/po të shkrova ty.

Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, në tetor 2018″, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale.

Ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, ishte një biznesmen nga Tirana, pronar i hotelit “Ador Resort”, në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokurorisë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku.

Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit H. Hoxha dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen me 25 të pandehur për gjykim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.