Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka ndarë me njerëzit një pjesë nga historia e jetës së tij. Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, kreu i FSHF-së ka folur për futbollin, pasionet, si dhe për familjen e tij, ku zbuloi një moment kur ka qarë pse mori vesh se gruaja priste të lindte vajzë, ndërsa ishin përgatitur shpirtërisht për djalë.
Orinda Huta: Kur u njohët me bashkëshorten tuaj?
Armand Duka: Shumë vite më parë, diku nga viti ’93.
Orinda Huta: Sa vjeç ishit?
Armand Duka: Unë kam qenë i madh, ajo ka qenë më e vogël, unë kam qenë diku 30 vjeç. Ajo ka qenë në fakultet, sapo ka mbaruar vitin e parë në mjekësi. Në ‘95 u martuam. Në ditën e dasmës, nuk ishim vetëm ne të dy, por ishte edhe Lori 5 muajshe.
Duka ka treguar se kur mori vesh se fëmija e parë ishte vajzë u mërzit shumë sepse e donte djalë.
Orinda Huta: E doje gocë?
Armand Duka: Jo në asnjë mënyrë s’e doja gocë. Nuk kishim shkuar domethënë ta shikonim çfarë ishte. Diku në muajin e tetë të shtatzënisë, ngaqë kishte një problem, shkoi u vizitua dhe e pa. Mua nuk donte të ma thoshte, por ma tha. Qaj unë, qaj ajo se nuk donim gocë, donim çun. Mua më ishte fiksuar djalë, djalë. Edhe mu duk si fundi i botës që ishte vajzë, por kam bërë gabim të madh, se ishte vajzë dhe ishte shumë e mirë.