Kosova nga sot do të ketë qeverinë e re. Albin Kurti dhe kabineti i tij janë votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenim, pas prezantimit të programit për qeverinë e re.
Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, tanimë kryeministër i Kosovës, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti.
Ndërkohë, për më shumë se tri orë, qeveria VV-LDK u kritikua nga deputetët e opozitës.
Qeveria do t’i ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.
Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.
Ministrat e VV
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka
Ministrat e LDK
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.