Pak ditë më parë Fatma Methasani solli në jetë djalin e saj Noah dhe i është rikthyer shumë shpejt jetës publike.
Pasi na habiti me lajmin se do të jetë drejtoreshe e IN TV ajo nuk ka munguar në hapjen e shkollës së kuzhinës të bashkëshortit të saj Alfio. Ky i fundit iu kthye punës pas lindjes së djalit dhe moderatorja përmes fotove të publikuara në instagram i uron suksese në projektin e tij duke i thënë se tani janë dy që e duartrokasin dhe krenohen për sukseset e tij.
“Babi Alfio, tani jemi dy që duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftësinë tënde për të bërë gjërat që do dhe për t’i bërë gjithmonë perfekt! Të duam kampion! ❤️ Suksese”, shkruan moderatorja.
